1. Ata që duan të shmangin konfliktet
Nëse ju dhe partneri juaj bëni të pamundurën për të shmangur zënkat dhe për të ruajtur harmoninë e lidhjes, i përkisni grupit të çifteve që duan të shmangin konfliktet. Secili prej jush ka interesa personalë dhe mendoni shpesh që s’ka asgjë që nuk shkon me marrëdhënien tuaj.
Njerëzit në këtë lloj marrëdhënieje nuk i shohin gjërat në aspektin personal, por fokusohen tek argumentet dhe e mira e përbashkët e lidhjes. Gjithsesi, mos u sforconi të shmangni gjithnjë konfliktet me çdo kusht pasi ka gjasa që partneri ta marrë përpjekjen tuaj si mungesë vëmendjeje. Kjo jo në pak raste ka çuar mjaft çifte drejt tradhtisë.
2. Impulsivët
Nëse gjatë gjithë kohës jeni shumë emocional, në tension dhe ndjeni pasion ekstrem bëni pjesë tek grupi i dytë- çiftet e paqëndrueshme/impulsivët, pra ata që bëjnë ndryshime të menjëhershme dhe të papritura. Për ju është e thjeshtë të ndani pikëpamjet tuaja me partnerin sepse e njihni mirë humorin, integritetin, respektin dhe qëllimin e partnerit. Lidhja juaj bazohet në komunikim, empati, humor dhe besnikëri. Jeni të hapur dhe pranoni idetë e njëri-tjetrit, sado të çmendura mund t’ju tingëllojnë për momentin. Studimet thonë se kjo është një nga kategoritë më të lumtura të çifteve.
3. Çiftet “e konfirmuara”
Nëse punoni fort për të kuptuar mënyrën sesi secili prej jush i percepton gjërat, jeni të “validuar” si çift. Ju dini si t’i përballoni konfliktet me qetësi dhe butësi. Marrëdhënie juaj karakterizohet nga mbështetja dhe mirëkuptimi. Nuk keni probleme me fjalën “më fal” sepse e dini mirë çfarë do të thotë kompromis.
Ky lloj çifti bën pjesë tek 3-shja më e lumtur e çifteve, duke qëndruar mes atyre që shmangin konfliktin dhe impulsivëve. Pra, nuk jeni as shumë emocionalë dhe as shumë “të hapur”.
4. “Armiqësorët”
Që në kritikën e parë ju nisni të vetëmbroheni duke harruar që keni përballë atë që quhet “partneri” juaj. Ndjeni gjithë kohës që ai/ajo po tregohet egoist duke menduar vetëm për vete? Nëse po bëni pjesë tek çiftet jo shumë funksionalë, që njihen ndryshe si “armiqësorët”. Fatkeqësisht kësaj kategorie nuk i mungojnë konfliktet dhe nuk përpiqen fare ta kuptojnë apo mbështesin njëri-tjetrin.
Sipas studimeve, ky lloj çifti ka shumë gjasa të jetë thjesht “një bashkim i palumtur”.
5. “Armiqësorët” që janë gjithmonë gati për t’u ndarë
Marrëdhënia juaj i ka të gjitha ndjesitë dhe sjelljet brenda: kritikën, vetëmbrojtjen, sulmin, kokëfortësinë, etj, etj, por ndyshe nga lloji më lart, ju përpiqeni të shkëputeni gjithnjë e më shumë nga njëri-tjetri. Besoni se nuk ja vlen më të luftoni pasi marrëdhënia juaj ka marrë fund.
Kjo kategori ngjan me çiftet armiqësore, por ndryshe nga ata ky lloj është i prirur për divorc. Abuzimi emocional është i pranishëm pasi sherret në marrëdhënie janë të pashmangshme. Jeni gjithmonë gati për konflikt!