-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Synojmë marrëdhënie paqësore me Kinën”, Blinken ul tensionet mes vendeve

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të gjejnë rrugën për “bashkëjetesë paqësore” me Kinën, pavarësisht konkurrencës së fortë, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të mërkurën, duke vënë në dukje se Uashingtoni nuk po i “shkëput” lidhjet ekonomike me Pekinin dhe se vitin e shkuar tregtia mes dy vendeve shënoi rritje rekord.

“As Kina, as ne nuk po largohemi”, tha zoti Blinken duke iu drejtuar një pranishmëve në një takim të Këshillit mbi Marrëdhëniet me Jashtë, që u mbajt në Nju Jork.

Disa ditë pasi zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë kinezë në Pekin, zoti Blinken tha se marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës “është një garë afatgjatë” pa një “kufi të qartë”.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë marrjen e masave për të kufizuar investimet dhe dërgimin e sistemeve teknologjike në Kinë për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare, diplomati më i lartë amerikan tha se “ne duam të sigurohemi që të kemi një pozicion të fortë në këtë garë dhe të jemi në gjendje të ndikojmë mbi atë që mund të ndodhë në të ardhmen”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit