Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 550.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.968, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,137 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 151 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.272 doza të vaksinës.