I dërguari special i BE-së për dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës Miroslav Lajçak, përmes publikimit në rrjetin social Twitter ka njoftuar mbajtjen e takimit të shtatë ndërmjet ekspertëve të dy palëve në lidhje me gjetjen e zgjidhjes për targat në Bruksel.
Ai shkroi se dje ka përfunduar takimi i shtatë i ekspertëve ku janë diskutuar opsionet për gjetjen e zgjidhjes lidhur me targat.
“Duke marrë parasysh se afati i përcaktuar për gjetjen e zgjidhjes prej 6 muajve po afrohet, grupit të punës dhe ekspertëve iu duhet urgjentisht të arrijnë kompromisin lidhur me targat, gjë që do të përmirësojë shumë lirinë e lëvizjes në rajon”, shkroi Lajçak.
Në vazhdim Lajçak shkruan se “është në përgjegjësinë e të dy palëve të arrihet dakordësia lidhur me opsionin për targat”.
Por Lajçak nuk ka dhënë detaje të tjera, sa janë afër palët në konsensusin për targat sikurse as afatin kur skadon koha e arritjes- kur përmbushet afati 6 mujor i grupit punues.