-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Selimi: Marrëveshja Kosovë-Serbi arrihet për 24 orë nëse duan ndërkombëtarët

Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se vonimi i procesit të dialogut shkon në favor të Serbisë dhe jo Kosovës. Ndaj, sipas tij, nëse arritja e marrëveshjes merret seriozisht ajo mund të ndodhë brenda 24 orëve.

“Ka ardhur koha për të përfunduar dialogun. Kosova nuk ka absolutisht luksin për ta zvarritur procesin, Serbia ka gjithë interesin të vonojë. Vendosini propozimet në tryezë dhe nëse Uashingtoni dhe Brukseli janë seriozë, marrëveshja do të arrihet brenda 24 orësh, duke zhbllokuar rrugën e Kosovës drejt NATO-s”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai këtë deklaratë e bëri pas një postimi të emisarit të BE-së, Miroslav  Lajçak, i cili njoftoi për një darkë pune me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit