Deputeti i PD-së, Edi Paloka përmes një postimi në Facebook ka sulmuar në mënyrë indirekte ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Ish-kreu i këshillit kombëtar demokrat shfaqet në një foto të një viti më parë gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet parlamentare, me dy gishtat lart dhe flamujt, shqiptar, të PD-së dhe amerikanin pas shpine që e shoqëron me mesazhin e parimeve që duket se shkon për diplomaten e SHBA-së.
“Si sot nje vit me pare. Ne besojme tek parimet e demokracise dhe drejtesise , jo tek ata qe “ne emer te tyre”, i shkelin ne cdo hap qe hedhin” shkruan Paloka.