-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshjet japin rezultatin, 1/4 e konsumit të energjisë e prodhojmë vetë

Kryesoret

Reshjet e javës së fundit kanë dhënë një rezultat tepër pozitivë për sa i përket situatës energjetike në vend.

Situata në kaskadën e Drinit ka vijuar përmirësimin dhe të dhënat e fundit tregojnë se niveli i Fierzës ka shkuar në kuotën 269.78 metra.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri publike të dhënat këtë të premte ku niveli në liqenin e Hec Koman ishte 172.80 mmnd, dhe në Hec Vau Dejës 73.86 mmnd.

Nga ana tjetër prurjet në HEC Fierzë janë 400 m3/s, në HEC Koman 140 m3/s dhe HEC Vau i Dejës 10 m3/s.

Prodhimi ditor në kaskadë në të tre HEC-et është 5,469 MWh (ditor) duke përbërë rreth 1/4 e sasisë së konsumit në vend ndërkohë që rezerva energjetike është .

Përmirësimi i situatës në kaskadën e Drinit ka qenë i ndjeshëm ditëve të fundit falë kushteve favorizuese të motit duke rritur HEC-in kryesor, Fierzën nga kuota 258 metra që ishte në mars.

Pritshmëritë e KESH dhe të qeverisë janë që përmirësimi në kaskadë të vijojë edhe në vazhdim duke qenë se kushtet e motit pritet të jenë të favorshme.

Parashikimi paraprak i KESH është që Fierza të arrijë në 276 metra rreth datës 17 prill por kjo nuk është diçka e sigurt.

Në këtë nivel rezerva energjetike në kaskadë do të ishte rreth 650 GWh duke dhënë kështu një garanci më të madhe për të përballuar situatën e vështirë energjetike që shkon përtej kufijve të Shqipërisë.

Aktualisht KESH ka njoftuar se ka kontraktuar me kontratë deri në prill 1200MË deri në korrik dhe po vijon depozitimin me KEK. /Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit