-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekuestrohet arsenal armësh në Tiranë, shotgun, shpata dhe thika

Kryesoret

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Vila”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Sekuestrohen një armë zjarri “Sharrs”, një armë gjahu shotgun, tre armë zjarri pistoleta me mulli, një pushkë sportive, tre armë antike, një krehër me municion luftarak, shtatë shpata antike, dy thika dhe një palë dylbi ushtarake.

Vihet në pranga 38-vjeçari që i posedonte.

Shpallet në kërkim xhaxhai i tij, për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vila”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  • E. M., 38 vjeç, banues në rrugën “Bajram Cela”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjithashtu, po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi A. M., 58 vjeç, xhaxhai i shtetasit E. M., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. M., në rrugën “Bajram Cela”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu shotgun, tre armë zjarri pistoleta me mulli, një pushkë sportive, tre armë antike, një krehër me municion luftarak, shtatë shpata antike, dy thika, një palë dylbi ushtarake dhe një armë zjarri “Sharrs”, të cilën shtetasi E. M., e kishte fshehur në garazhin në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit A. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit