Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka depozituar rekursin në Gjykatën e Lartë duke kërkuar heqjen e sekuestros preventive mbi një nga pasuritë e tij, që është kantina e verës në Durrës.
SPAK i ka sekuestruar ish-deputetit të PS-së një numër të konsideurshëm pasurish pas hetimeve për inceneratorët, ku sipas dosjes rezultoi se ka përfituar gati 5 milionë euro.
Koka vijon që të jetë në qeli prej muajit dhjetor të vitit të kaluar. Ai ka bërë disa herë kërkesë në të gjitha shkallët e gjyqësorit për lirim, por të gjitha janë refuzuar duke e lënë pas hekurave.
Javën e fundit, Kokës në qeli iu bashkua edhe ish-deputeti Alqi Bllako po për cështjen e inceneratorëve.