-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky dënon sulmin rus në stacionin hekurudhor: Po vrasin civilët

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka dënuar sulmin rus në stacionin hekurudhor në Ukrainën Lindore.

Në një deklaratë, Zelensky akuzoi forcat ruse për sulmin e qëllimshëm sipas tij në Kramatorsk, ku dhjetarë qytetarë mbetën të vrarë dhe qindra të tjerë u plagosën.

Të paktën dy fëmijë u raportuan mes viktimave, nga kreu i hekurudhave të Ukrainës.

Nga ana tjetër kryetari i bashkisë së Kramatorsk tha se rreth 4 mijë njerëz ndodheshin në stacion në kohën e sulmit.

“Në mungesë të forcës dhe guximit për t’u përballur me ne në fushën e betejës, ata po shkatërrojnë në mënyrë cinike popullsinë civile. Kjo është një e keqe që nuk ka kufi. Dhe nëse nuk ndëshkohet, nuk do të ndalet kurrë”, ka thënë ndër të tjera Zelensky.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit