Presidenti Ilir Meta për sa i takon ish-ministrit Alqi Bllako u shpreh se nuk ka qenë bashkëpunëtor i tij i ngushtë dhe as i LSI-së.
Ai i sugjeroi që të bashkëpunojë me drejtësinë në mënyrë që të marrë një dënim më të ulët, duke shtuar se është i ri dhe figura e tij politike mund të rehabilitohet sërish duke qenë dhe i dobishëm për vendin e duke kthyer paratë e vjedhura.
Alqi Bllako nuk ka qenë bashkëpunëtor i imi dhe as militant i LSI. Ish-ministri Koka ka pasur lidhje personale me të dhe ai e afroi në ministrinë që ka drejtuar. Në Presidencë ka ardhur pasi plotësonte kriteret e shërbimit civil për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm. I sugjeroj Alqi Bllakos të bashkëpunoje me Drejtesinë dhe të ndihmojë zbardhjen e aferës së inceneratorëve. Alqi Bllako u largua te Tenderat, donte të bëhej kryetar i KLSH .Të bashkëpunoje me drejtësinë qe të rehabilitohet”, u shpreh Meta.