-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve, eksperti: S’priten rezultate konkrete

Kryesoret

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi nuk pret ndonjë progres në dialogun Kosovë-Serbi edhe pas përfundimit të zgjedhjeve serbe. Ai thotë se takimet e nivelit të lartë mund të ndodhin në Bruksel, por nuk do të ketë diçka konkrete. Megjithatë deklaron se në rrethanat e reja gjeopolitike Kosova mund të ecë përpara nëse tregohet pragmatike dhe e zgjuar sepse Serbia pritet të ketë më shumë presion nga BE dhe ShBA.

Arifi thotë se refuzimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë nuk do të ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi.

“Takimi mund të ndodhë për të treguar njëfarë mënyre se dialogu po vazhdon dhe të ketë një paqe kushtëzuese. Për shkak se takimet takojnë sinjale se vendet janë të interesuara të gjejnë zgjidhje paqësore. Pra takimi mund të ndodh, por rezultatet do të jenë më të mëvonshme, kjo varet edhe nga partnerët tanë ShBA dhe BE-ja. Por nuk besoj se Kosova do të ketë ndonjë sanksion të madh për shkak se nuk i ka lejuar zgjedhjet të mbahen në territorin e Kosovës. Pasi në fund të ditës, Kosova është shumë e izoluar pikërisht nga BE-ja, por përgjithësia jonë në dialog mund të thyej bllokadën, apo izolimin që tash gjendemi”, thotë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit