Prej orës 09:00 të paradites së sotme në sheshin “Nënë Tereza” dhe “Italia” ka nisur Kongresi i socialistëve. I pari që ka hapur punimet e Kongresit që po zhvillohet në disa panele, ishte kryetari i grupit Taulant Balla. Ai tha se dyert e PS-së janë të hapura për të gjithë.
“Kjo është familja më e madhe politike, ku dyert janë të hapura për të ardhur dhe dëgjuar gjihëkënd. Jemi të hapur për të dëgjuar cdo kritikë. Jemi gati, mos kini asnjë lloj frenimi për cfarë do të flisni” tha ai.