Në fjalën e gjatë në Kongresin e PS-së, kryetari i partisë më të madhe në Shqipëri nuk i la pas batutat dhe ironinë. Që në nisje, përshëndetja e veçantë për ish-kryetarin e grupit dhe Kuvendit, Gramoz Ruçi solli reagimin e sallës. “I nderuar kongres i PS, shumë të dashur socialistë dhe socialiste, kudo jeni dhe duke na ndjekur, i dashur Gramoz (duartrokitje në sallë)”, tha Rama.
Më pas ironizoi kohën kur qeveriste PD-ja dhe ministër i Shëndetësisë ishte, kreu i PDK-së Nard Ndoka. “Sektori që u jepej nga partia e madhe kaçakëve të koalicionit sepse askush nuk donte t’ia dinte për të, ishte një kockë për tua hedhur bandave politike. Merreni me mend vetë takimin në zyrën e ministrit mes COVID dhe Nard Ndokën”.
Ish-deputeti reagoi në një postim në Facebook duke shkruar “O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione. Po e falimentoj sistemin shëndetësor me koncesione e PPP dhe ju tregon përralla “kongresmenve” të partisë!”.