Në dosjen e prokurorisë për Ersekën, akuza ka zbardhur dhe biseda mes kryebashkiakut Erion Isait dhe këshilltarëve të bashkisë për shitjen e një sasie të druve.
E gjithë biseda akuzohet se realizohet për të favorizuar një biznes për të përfituar një sasi prej 1 mijë metër kub me çmim të lirë.
Në një nga telefonanat Lirjan Hysenit, një anëtari të këshillit Bashkiak Ersekë ndër të tjera këshilltari i kujton Isait, se në këtë rast “…bën një dorë të mirë…”.
Biseda është zhvilluar në 15 Tetor 2021, një ditë pasi Lirjan Hyseni, kishte takuar dhe biseduar me tregtaren e druve në Korçë.
Gjatë negociatave kryebashkiaku i komunikon faktin që zonja duhet të marrë letrat dhe të shkonte ditën e Martë, por paraprakisht të komunikonte me Aldon, përgjegjësin e Pyjores në Bashkinë Kolonjë, thuhet në dosjen e siguruar nga Ora News.
Brenda të njëjtës ditë, në 15 tetor, Erion Isai, telefonon Lirjan Hysenin, duke i konfirmuar këtij të fundit se kishte folur vetë me përgjegjësin, dhe biznesmenia Mirela të shkonte të merte fillimisht ditën e martë 500 metra dru dhe 500 të tjera në ditët e muajit Nëntor.
Lirjan Hyseni, i përmend Erion Isait se merr dhe lekët në dorë dhe ta bënte për vete që të ketë likujditet.
Më tej këshilltari komunikon me financën për faturat pasi ata kishin folur me kryetarin. Sipas përgjimeve negociatat me kryebashkiakun vazhdojnë dhe për formën e pagesës pasi subjekti kërkonte ta shlyente kesh dhe jo me bankë.
Por ka qenë shefja e financës, Ersekë ka këmbëngulur se nuk mund të mbante asnjë pagesë në dorë.
Pas një sërë telefonatash, prerje faturash dhe takime me qëllim shitjen e 1 mijë metra dru zjarri, procesi ka mbetur tek nën/kryetarja e Bashkisë Ersekë, Eljona Mydini, e cila të gjithë këtë organizim e quajti të kundraligjshëm dhe shkelje procedurash, duke mos firmosur asnjë dokument.
Duket se për këtë shkak dhe shitja nuk është realizuar dhe kjo, sipas përgjimeve, për shkak se nënkryetarja ka këmbëngulur që gjithccka ti nënshtrohet ankandi./ Oranews