-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjiknuri largon euforinë e mandatit të tretë: Vetëkënaqësia, armiku më i madh

Kryesoret

Hapjen e kongresit të PS-së e bëri sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri që foli për rrugëtimin e partisë që është në pushtet prej tre mandatesh, rrezikun e vetëkënaqësisë por sulmoi edhe opozitën që tha se po shkërmoqet.

“Disa syresh tek shohin shkërmoqjen e kundërshtarëve, thonë si ka mundësi që PS ka dalë më e fortë dhe më e ripertërishme? Është shumë e thjeshtë të nderuar cinikë dhe skeptikë, mjafton të kultivosh kulturën e debatit.

Vullnetarë dje, patronazhistë sot, të gjithë së bashku jemi e vetmja zgjidhje për Shqipërinë. Historia e PS-së është historia moderne e Shqipërisë.

Qënia e gjatë në pushtet sjell rrezikun e vetëkënaqësisë dhe rutinës duke ulur aftësinë për të ndryshuar nga brenda.

Ne duhet të riaktivizohemi për të pasur struktura vitale. Kësaj i shërben edhe vendimmarrja e sotme socialiste për ta bërë PS-në një parti moderne, jo vetëm për të fituar zgjedhje, por për t’u vetëkorrigjuar.

Problemi ynë nuk është të mundim kundërshtarin por të fitojmë garën me ambicien tonë” tha ai.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit