-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manja “shkund” PS-në: Partia u mbush me organizata fiktive, agallarë e uzurpues

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte kritika të forta për organizimin e partisë Socialiste në territor. Deputeti socialist kërkoi që të bëhen sa më shpejt ndryshimet për organizimin politik dhe strukturor në territor për një lidership të ri për të garantuar fitoren në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

“Organizimi ynë në territor nuk është ai që do të duhet të kemi. Sepse duket që për shkak të mungesës së kundërshtarit, duket sikur kemi rënë në gjumë dhe gjithçka e presim nga Rama. Ka ndër ne që na thonë na duhet vetëm të shkojmë komisioner se votat i fiton Rama.

Vetëkënaqësia është ajo që ne do të duhet t’i japim përgjigje me një organizim të ri në qelizë. Ka një anashkalim, mbyllje, nuk ka një piramidë të madhe me emrin PS, por piramida të vogla nën emrin e PS-së. Shumë syresh kanë uzurpuar partinë nuk po e lënë të marrë frymë dhe nuk lënë të afrohen të rinjtë që s’u bëjnë fresk.

Të rinjtë tanë plaken ende pa u futur në FRESSH sepse marrin veset e atyre më të mëdhenjve për t’u rrekur për ndonjë karrige duhet lidership lokal që nuk është zgjatim i kryetarëve të bashkive, një lidership që prodhon frymë e është i respektueshëm në komunitetet lokale.

Në territor ka organizata fiktive, por askush nuk e thotë. Në Dibër as regjistra të plota anëtarësie nuk ka. Edhe themelues nuk gjejnë dot emrin në listë. Duhet punë, sepse janë në gjumë letragjik. Për zgjedhjet lokale të radhës, ky kongres duhet t’u japë socialistëve një lidership të ri lokal, që prodhon frymë, vizion dhe organizim” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit