Ish-kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, deputeti Edi Paloka ka shpërthyer në akuza dhe ofendime kundër kryeministrit Edi Rama pas fjalës në Kongresin e PS-së, që tha se nuk i vjen keq që opozita të shkojë në djall.
“Edvin, cfardo qe te behesh e sado miliona qe te vesh, ti do ngelesh po ai legeni qelbash qe ke qene sepse per fatin tend te keq, ca gjera nuk ti ndryshojne dot as pushteti e as parate!
Ne fakt pikerisht per kete te kane zgjedhur ata qe te kane vene e te mbajne ne pushtet se te ishte per ty dhe “zotesite” e tua, do ishe akoma duke u zhgerryer neper katakombe…
Po Diten e pare qe do biesh nga pushteti, ke per te pare qe as Elisa me Batonin nuk e kane seriozisht kur bejne sikur te adhurojne”, shkruan Paloka.