-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analizë nga Enver Robelli: Zgjedhjet presidenciale në Francë

Kryesoret

Në raundin e dytë më 24 prill përballen Macron dhe Le Pen.

Macron gjendet para sfidës për të mobilizuar përkrahësit dhe bindur kritikët (sidomos te e majta) për të votuar për të. Para raundit të parë nuk ka qenë aq aktiv në fushatë dhe ka besuar se vetëm angazhimi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë i ndihmon në fushatë.

Le Pen është kandidatja e Moskës në zgjedhjet franceze. Ekstremiste e djathtë, kundërshtare e BE-së, ka deklaruar se NATO duhet të shpërbëhet. Partia e saj ka marrë kredi nga një bankë ruse. Në fushatë ajo është fokusuar në gjendjen e vështirë ekonomike të shumë francezëve.

Jaen-Luc Mélenchon është komunist ekstrem, antieuropian, i përzemërt ndaj Rusisë. Në fushatë është përpjekur të duket si politikan me agjendë ekologjike. Ka shkruar shpesh kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe kundër pavarësisë së Kosovës.

Éric Zemmour – një racist i tmerrshëm. Më shumë s’duhet thënë për të.

Valérie Pécresse – kandidate e republikanëve (konservatorëve). Rezultati i dobët i saj është dëshmi se herët apo vonë partitë e paguajnë faturën për shkak të korrupsionit. Ish-presidenti Sarkozy dhe ish-kryeministri Fillon tashmë janë dënuar për shkak të korrupsionit.

Rezultati trishtues i zgjedhjeve është ky: 57% e zgjedhësve francezë kanë votuar për kandidatë popullistë apo ekstremistë.

28,1% – Emmanuel Macron

23,3% – Marine Le Pen

20,1% – Jaen-Luc Mélenchon

7,2% – Éric Zemmour

5% – Valérie Pécresse

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit