-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE rikthehet sërish në Ukrainë, vendos ambasadën në Kiev

Kryesoret

Bashkimi Europian ka rihapur ambasadën e tij në Kiev, pasi disa javë më parë në nisje të agresionit rus ambasada u zhvendos në Poloni.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell njoftoi planet gjatë një vizite në Ukrainë të premten.

Pasi foli me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal, Borrell tha se ranë dakord të përshpejtonin përgatitjet për Këshillin e ardhshëm të Asociimit BE-Ukrainë, që do të zhvillohet në një të ardhme të afërt.

Matti Maasikas, kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë, postoi një foto më parë të flamurit të BE-së jashtë delegacionit në Kiev, duke sinjalizuar kthimin e misionit diplomatik.

Italia gjithashtu synon të rihapë ambasadën e saj në Kiev menjëherë pas Pashkëve, tha të shtunën Ministri i Jashtëm i saj Luigi Di Maio.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit