Rrapi Gjika është zgjedhur kryetari i ri i degës së Fierit. Nga zgjedhjet që u zhvilluan ditën e sotme, mësohet se në krye të degës së PD në Fier do të jetë Gjika me 402 vota.
Ndërkohë që kundërshtari i Gjikës, Vladimir Kajolli ka marrë 340 vota. Nga të gjitha votat, 7 u shpallën të pavlefshme.