Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur me leva nga persona të paidentifikuar.
Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup. Ngjarja ka ndodhur sapo ai ishte çuar nga një bar-kafe vetëm 150 metra larg drejtorisë së Elbasanit.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve.
Fakti që drejtoria e policisë ka qenë tepër afër, nuk i ka trembur autorët. Ai ka qenë i vetëm duke iu drejtuar lagjes Muzeale të Kalasë së Elbasanit
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve. Sulkuqi është dërguar në spital për marrjen mjekimit dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Kanë qenë kalimtarët e rastësishëm në rrugë, të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen. Deri më tani nuk dihen arsyet se përse është dhunuar Sulkuqi, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.