Profesori Blerim Latifi nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka komentuar raportimet e djeshme se ish-senatori zviceran, Dick Marty është kërcënuar nga shërbimet sekrete serbe dhe është marrë në mbrojtje nga autoritetet.
Latifi ka thënë se UDBA kryen punë të ndyra brenda e jashtë Kosovës për ta paraqitur Kosovën para Evropës si një shoqëri ku lulëzon fryma anti-evropiane.
“Të gjitha do të dalin një ditë”, vazhdon Latifi.