Mbrëmjen e djeshme aktorja Monika Lubonja ishte e ftuar në ‘Përputhen Prime’, ku u përball për herë të parë me moderatoren Bora Zemani.
Monika Lubonja ishte e ftuar si opinioniste dhe përballja e tyre pati interes për shkak të historisë së dashurisë mes Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt dhe mbështetjen e madhe që aktorja iu ka dhënë atyre.
Teksa përballja e tyre nuk pati të papritura, ajo që ka surprizuar njerëzit ka qenë sërish Beatrix. Monika ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram dy foto nga karrigia e opinionistes teksa shkroi “Për’puthen”. Dhe Beatrix nuk ka ngurruar t’i komentojë duke i shkruar: “O yll”.
Komenti i saj ka marrë shumë reagime nga ndjekësit, një pjesë e të cilëve e pyesin nëse e ka parë emisionin, meqenëse është mikeshë e mirë e Monikës.