Ditën e sotme kryeministri Edi Rama i shoqëruar me ministren e bujqësisë Frida Krifca kanë vizituar Panairin e Bujqësisë.
Gjatë inspektimit të tij Rama ka ndaluar në disa nga tezgat ku dhe nuk ka nguruar të provojë edhe prodhimet e fermerëve vendas, po ashtu ka bërë edhe sugjerime për rritjen e fitimeve për kompanitë.
“Një nga sugjerimet e tij ishte krijimi i një katalogu me të gjitha produktet e veçanta shqiptare që dërgohen për eksport, që ti shtrim në disa tregje të veçanta që nuk kemi akses akoma, si Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Po ashtu do të bëjmë një udhëtim promovues sepse tashmë edhe nga ana politike e kemi zgjidhur çështjen,” ka shprehur Rama teksa ka theksuar se tregtarët po eksportojnë shumë më shumë se më para.