-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet skema si ranë në grackë policët e Morinës, e ndjenin që po vëzhgoheshin

Kryesoret

34 punonjësit e policisë që arrestuan disa ditë më parë për shkak të korrupsionit të lartë që kishin organizuar në pikën kufitare të Morinës kanë dal sot para gjykatës për tu vënë në dijeni për masën e re të sigurisë.

Po ashtu është bërë e ditur dhe skema sesi SPAK ka rritur të zbardh ngjarjen e ndodhur.

Mësohet se SPAK ka vepruar në momentin kur punonjësit janë mbledhur për të bërë bilancin e punës së kryer gjatë 3 muajve të parë të vitit.

Hetuesit e SPAK, agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Teksa bënin analizën, disa prej tyre dëshmuan edhe prangosjen e kolegëve të tyre, të cilët u merrnin lekë nën dorë qytetarëve dhe më pas ryshfetin e ndanin me njëri-tjetrin.

Edhe pse kishin nuhatur se po i vëzhgonin, sërish duket se efektivët e Policisë së kufirit nuk e kanë pritur që aksioni të kryhej në momentin kur ndodhi. Në ditën e një prej mbledhjeve më të rëndësishme të vitit. Disa ditë më parë ata kishin pikasur kamerat përgjuese dhe mikrofonat e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe i kishin thyer, por tepër vonë. Ato kamera kishin zbuluar qindra raste korrupsioni, me zë e figurë, madje dhe momentin kur ndanin paratë me njëri-tjetrin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit