Pas vendimit të DASH për shpalljen non grata të Aqif Rakipit, deputeti Orlando Rakipi për Report Tv.
“Jam dhe me emocione. Kemi lindur ne demokraci, jam pro amerikan dhe babai im po ashtu. Se di ca është ai lloj vendimi. S’na ka ndodhur kurrë ajo gjë. Babai im është super i pastër. Mund ta shihni s’ka asnjë rekord kriminal dhe se çfarë flitet. S’kemi lidhje me atë pjesë, që na thonë kriminel. Ne jemi të pastër, babai im është i pastër, ka ikur nga politika për diçka. Jam i hapur të bëj gjithçka. Jam I gatshëm të le mandatin nëse është nevoja”, tha Orlando Rakipi për Report Tv.