-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Athinë, grabitësit i kafshojnë dorën për t’i marrë celularin

Kryesoret

Një 30-vjeçar në Athinë ka parë terrorin me sytë e tij kur dy hajdutë e rrahën, e kërcënuan me thikë dhe i kafshuan dorën për t’i vjedhur telefonin dhe portofolin.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Athinës. Viktima e grabitjes ka marrë fillimisht një goditje nga pas, për pasojë ka rënë në asfalt dhe ka vrarë kokën.

Më pas autorët e kërcënuan me thikë dhe kërkuan para dhe telefon. Pra, celular, para, celular”, tha njëri prej grabitësve në greqishte të thyer.

Burri tha se autorët nuk e flisnin mirë greqishten, që do të thotë se ishin shtetas të huaj.

Viktima ua ka dhënë portofolin dhe kur nuk ka pranuar t’ua dorëzojë telefonin dhe e ka mbajtur fort, njëri prej grabitësve i ka kafshuar dorën duke e detyruar ta linte, ndërsa para se dyshja e kriminelëve të largohej, e kanë goditur me grusht në sy.

30 vjeçari është dërguar në spitalin Gennimatas për të marrë ndihmën e parë për dorën e plagosur, ndërkohë që hetimet paraprake për rastin po kryhen nga Departamenti i Sigurimit të Kypselit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit