Automjetit i kryeplakut të fshatit Vermosh në Shkodër është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit pasditen e së dielës.
Prek Vata ka deklaruar se ngjarja është e qëllimshme pasi autorët kanë thyer më parë xhamat dhe kanë hedhë benzinë brenda automjetit.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes.