-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndjekje dhe pritë në rrugicat qorre! Si u godit kancelari i gjykatës së Elbasanit

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 kancelari i gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi u qëllua me levë në trup nga disa persona.

Autorët kishin ndjekur me kujdes lëvizjet e tij, pasi sapo Sulkuqi doli nga një lokal në qendër të qytetit dhe u drejtua për në shtëpi, autorët i zunë pritë në lagjen “Kala” duke e goditur.

Vendi ku u godit Ledio Sulkuqi

Leva i ka shkaktuar disa fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Kancelari ndodhet në spitalin e Elbasanit dhe gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut.

Goditjet duket se kanë qenë një paralajmërim. Por nga kush? Për momentin policia nuk ka asnjë të arrestuar, por disa të shoqëruar.

Pritet marrja në pyetje e vetë Sulkuqit dhe kontrolli i kamerave të sigurisë së bizneseve në rrugët dalëse të rrugicave për të shkuar në gjurmët e autorëve që i ka ndihmuar errësira e rrugicës për t’u larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit