Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga dita e premte do të ketë devijim të trafikut rrugor gjatë natës në unazën e madhe, pranë TEG-ut, si pasojë e punimeve në rrugë.
Mësohet se punimet janë parashikuar të zgjasin një javë, periudhe kur nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit do të devijohet trafiku.