-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nostalgjikët kujtojnë diktatorin: O Enver Hoxha ku je, ti ishe më i madhi

Kryesoret

11 prilli shënon 37 vite nga vdekja e diktatorit Enver Hoxha. Në këtë përvjetor, ata pak anëtare të Partisë Komuniste Gjirokastër kanë shkuar pranë ambienteve të shtëpisë së Enver Hoxhës, e cila po restaurohet. Nostalgjikët e Enverit kanë shprehur mallin e tyre për kohën e dikurshme dhe diktatorin.

“Enver Hoxha ishte udhëheqësi i LANÇ, i cili doli fitimtar me kampin antifashist botëror me udhëheqjen e Stalinit të madh, tërë jetën e tij qëndroi në kampin e paqes të gjithë popullit. Ishte figura më e madhe në Europë dhe Ballkan që i qëndroi socializmit për të arritur majën më të lartë të komunizmit.

Enver Hoxha ngriti një Shqipëri nga e para, ndërtoi hidrocentrale, bonifikoi fusha, siguroi një fuqi punëtore, siguroi arsim dhe shëndetësi falas. I dha lirinë dhe pavarësinë e vërtetë Shqipërisë siç ka thënë dhe Fan Noli i madh.

Siç ka thënë dhe De Goli se lavdia shkon te ai që nuk e kërkon dhe akush më shumë se Enver Hoxha e meriton atë. Sot nga kapitalizmi, fuqia punëtore ka marrë arratinë jashtë shtetit.

Ky sistem nuk po mban as 2 mln shqiptarë, Enver Hoxha i bëri nga 800 mijë në 4 milionë, të gjithë të punësuar” u shpreh një prej tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit