-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria e parafundit në Ballkan, më pak degë bankare se vendet e tjera

Kryesoret

Shqipëria ngelet një ndër vendet me numrin më të ulët të degëve bankare në raport me popullsinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë.

Sipas të dhënave krahasuese të Bankës Botërore, për vitin 2020, Shqipëria kishte 18.6 degë dhe agjenci bankare për 100 mijë banorë. Shqipërisë ishte është vendi i dytë me depërtimin më të ulët të njësive bankare në popullatë, pas Kosovës, që për vitin 2020 e kishte këtë tregues në nivelin 16.2 degë për 100 mijë banorë.

Në rajon, nivelin më të lartë të këtij treguesi e kishte e Mali i Zi, me 38.1 degë për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Bosnje-Hercegovina me 29.9 degë për 100 mijë banorë, Serbia me 27.6 degë për 100 mijë banorë dhe Maqedonia e Veriut me 23.1 degë për 100 mijë banorë.

Me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë, të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë një numër degësh në raport me popullsinë më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, që për vitin 2020 ishte në nivelin 22.6 degë për 100 mijë banorë.

Në rastin e BE-së, depërtimi i degëve bankare në dekadën e fundit ka pësuar një rënie të ndjeshme. Në vitin 2010, ky tregues kishte kishte qenë në nivelin 35.4. Kjo lidhet pjesërisht me krizën financiare, por arsyeja kryesore është tendenca në rritje e dixhitalizimit të shërbimeve, që e ka ulur gradualisht nevojën për njësi bankare fizike.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, zëvendësimi i shërbimeve bankare në rrjet me ato dixhitale është më i ngadaltë, edhe për shkak të stadit të zhvillimit ekonomik të rajonit. Për këtë arsye, një prani më e gjerë e degëve ngelet e domosdoshme për të mundësuar zgjerimin e ofrimit të shërbimeve bankare në ekonomi.

Sipas të dhënave më të fundit nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të vitit të kaluar numri i degëve të bankave në Shqipëri arriti në 417, nga 413 që kishte qenë në fillim të vitit. Viti 2021 shënoi një moment kthese, sepse kjo ishte hera e parë prej vitit 2012 që numri i degëve bankare shënoi rritje. Numri i degëve dhe agjencive bankare arriti nivelin më të lartë në vitin 2012, me 556 degë dhe agjenci.

Nga ai moment, numri i njësive bankare të shërbimit nisi të pakësohet. Efektet e krizës filluan të bëheshin më të ndjeshme dhe nevoja për një kontroll më rigoroz të shpenzimeve bëri që shumica e bankave të frenonin zgjerimin e rrjetit dhe të mbyllnin një pjesë të degëve ekzistuese. Procesi u theksua më shumë nga cikli i konsolidimit të sektorit bankar dhe ulja e numrit të bankave tregtare. Në periudhën 2018-2019, numri i bankave tregtare ra nga 16 në 12 dhe si rezultat i bashkimeve mes bankave ekzistuese, një pjesë e mirë e degëve të bankave të përthithura u mbyllën.

Por, tashmë cikli i konsolidimit të sektorit bankar duket se po nisë të japë një efekt pozitiv në ecurinë e numrit të përgjithshëm të degëve bankare. Bankat që kanë dalë nga shitblerjet janë më të shëndetshme dhe më të orientuara për t’u zgjeruar. Pjesë e këtij zgjerimi po bëhet edhe rrjeti i degëve, megjithëse sot dixhitalizimi i shërbimeve bankare e ka bërë më pak të domosdoshëm një prani të gjerë të njësive fizike të shërbimit të bankave.

Në një afat të gjatë, shërbimet dixhitale besohet se do të jenë të rëndësishme për të ngushtuar hendekun e përfshirjes financiare në Shqipëri. Kjo vlen jo vetëm për shërbimet e bankave, por edhe për ato të institucioneve financiare jobanka. Këto institucione kanë një rol të rëndësishëm në kredidhënie dhe në ofrimin e shërbimeve të pagesave, sidomos në zonat më periferike dhe rurale, ku prania e bankave tregtare është e pakët ose mungon./MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit