Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi dhe miratoi vendimin e KQZ-së për dhënien e mandatit të deputetit, Pandeli Majko, i cili zë vendin e Alqi Bllakos, që u arrestua për korrupsion për dosjen e inceneratorëve.
“Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi vendimin nr. 140, datë 04.04.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, qarku Tiranë z. Pandeli Sotir Majko” dhe pasi verifikoi mandatin e deputetit z. Majko, ia kaloi seancës plenare të datës 11 prill 2022” thuhet në njoftim. Majko do të betohet në Kuvend pasditen e sotme në orën 17:00.