Kryeministri Edi Rama është takuar në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe ka ndarë pamje nga takimi i tyre ne Facebook.
Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë, shihet Rama teksa e prezanton Olaf Scholz me ministrat e kabinetit qeveritar që e shoqërojnë gjatë vizitës së tij zyrtare në Gjermani.
“Berlin, Kancelaria – Takimi me Kancelarin Federal të Gjermanisë, Olaf Scholz”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.