-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

36 raste të reja me Covid-19, 1 në gjendje të rëndë

Kryesoret

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 36 raste të reja me COVID nga 877 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 6 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Tiranë, Berat, 2 në Shkodër, Vlorë, Konispol, Gjirokastër, Gramsh, 1 në Kukës, Durrës, Lushnje, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan.

Janë 337 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 63 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,441 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon ministria.

Statistika (12 Prill 2022)

Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 63
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 877

Testime totale 1,788,253
Raste pozitive 274,272
Raste të shëruara 270,441
Raste Aktive 337
Humbje jete 3,494

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 203
Vlorë 33
Fier 30
Elbasan 16
Korçë 16
Berat 14
Gjirokastër 12
Shkodër 7
Durrës 3
Kukës 2
Lezhë 1

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit