-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boshatiset fshati, lopët drejt “zhdukjes”

Kryesoret

Blegtoria, dega kryesore e bujqësisë është në një trend rënie të shpejtë të numrit të krerëve, që po nxitet nga pakësimi i popullsisë në zonat rurale, rënia e preferencave të brezit të ri për tu angazhuar në këtë sektor dhe konkurrenca nga produktet e importit.

Ky trend pritet të thellohet më tej në vitet në vijim nëse produktiviteti në bujqësi nuk rritet dhe së paga mesatare në sektor vijon të ketë diferencë të lartë më pagën mesatare në vend. Ministria e Bujqësie në një analizë të posaçme për sektorin vërën se, rënia e numrit të krerëve si në gjedhë, dhi e dele po ndodh si në ekonomitë familjare ashtu edhe në fermat që mbarështojnë për biznes. Çmimet e produkteve të bulmetit të cilat dy vitet e fundit janë rritur edhe nga rënia e prodhimit të qumështit në vend do të rriten më tej në vitet në vijim.

Rënia e krerëve në e familjet fermerëve ishte e pritshme, kryesisht prej plakjes së popullsisë, por Ministria e bujqësisë po shikon me shqetësim tendencën e uljes së numrit të fermave të orientuara ndaj tregut.

Për shembull, numri i fermave që mbarështojnë më shumë se 5 lopë është reduktuar nga 4,250 ferma (në vitin 2015) në 3,472 ferma (në vitin 2019), duke konfirmuar vështirësitë e fermerëve me rritjen e kostove të inputeve dhe ushqimit, koston e lartë të punimit të tokës dhe çmimin e ulët të qumështit.

Edhe numri i gjedheve për mish po përjeton të njëjtin trend negativ, ndërsa ferma mesatare është gjithashtu shumë e ulët: 2.48 gjedhë/fermë. Mishi dhe qumështi i ngrirë i lirë i importuar nga ndërmarrjet vendore të përpunimit po pengon zhvillimin e brendshëm të sektorit të blegtorisë dhe po mban një presion të vazhdueshëm çmimesh mbi fermerët.

Në rastin e fermave që mbarështojnë dele dhe dhi (shumica e fermave janë të përziera), ferma mesatare zotëron 37.4 dele qumështi (të pjella) dhe/ose 28.8 dhi qumështi (të pjella). Ndërsa 78.9% e fermave me dele zotërojnë nga 5 deri në 50 dele, janë 84% e fermave të dhive në të njëjtën madhësi.

Pragu i qëndrueshmërisë ekonomike për fermat e kafshëve vlerësohet në 120 – 130 dele ose dhi. Mbarështimi ekstensiv i deleve dhe dhive është një traditë që aktualisht nuk po tërheq fermerë/bari të rinj pasi ka mundësi të kufizuara eksporti në një periudhë afat shkurtër për shkak të kufizimeve nga mungesa e fuqisë punëtore në zonat rurale dhe fitimit të ulët. Pa mbështetjen me fonde publike, ekziston rreziku që shumë fermerë të braktisin mbarështimin e tyre, raportoi Ministria e Bujqësisë.

Përsa i përket fermave tradicionale të derrave, tendenca është lehtësisht pozitive, duke vënë në dukje rritjen e ndjeshme të numrit të dosave. Megjithatë, rritja nuk është për shkak të fermave më të mëdha konkurruese, pasi numri i fermave me më shumë se 5 dosa u ul me 45,2 % në periudhën kohore midis 2015 dhe 2018, por për shkak të numrit në rritje të mbarështuesve të vegjël (të fermerëve që mbarështojnë një numër të vogël krerësh).

Madhësia minimale e një ferme ekonomikisht të qëndrueshme në blegtori sipas numrit të krerëve është 6 lopë qumështore, 130 ripërtypës të vegjël (dele/dhi) mjelës, 15 viça për mish (15 krerë për një cikël x 2 cikle në vit), 20 dosa ose 20,000 zogj pule për mish (5 cikle në vit)./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit