Janë zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të martë në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.
61-vjeçari Xhevahir Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen Merushe Hazizi, 30 vjeçe. Krimi i rëndë ka ndodhur në banesën e tyre. Më pas, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, autori i ka dhënë fund jetës.
61-vjeçari është varur në një pemë pas banesës së tij. Policia fillimisht e lajmëruar për krimin, kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka gjetur fillimisht Xhevahir Hoxhën të varur në pemë.
Më pas, nga kontrollet në banesë, ka gjetur të pajetë, me shenja nga goditja me thikë edhe të renë.
Mësohet se e reja dhe autori nuk kishin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, ndërsa jetonin në të njëjtën banesë. Dyshohet se autori ka pasur grindje të vazhdueshme me 30-vjeçaren të cilën nuk e pranonte si nusen e ardhshme të djalit të tij.
Dyshohet se Xhevahir Hoxha nuk pranonte që djali i tij të martohej me 30-vjeçaren.
Vjehrri i kishte kërkuar sot që ajo te largohej vetë nga shtëpia, por ajo nuk ka pranuar. Debati mesa duket ka agravuar deri në krimin e rëndë.