-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish ministrja e jashtme: Çudi si Dick Marty i qëndron ende akuzave për trafikim organesh

Kryesoret

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka parë të çuditshme qëndrimin e politikanit zviceran, Dick Marty, ndaj akuzave për trafikim organesh ndaj ish-krerëve të UÇK-së, për të cilat thotë se “janë të mbushura me gënjeshtra të çuditshme serbe”.

Ish-kryediplomatja kosovare këto deklarime i ka bërë në llogarinë zyrtare të saj në ‘Twitter’, teksa ka shtuar se nuk është habi kërcënimi i tij nga agjencia e inteligjencës së Serbisë.

Në emisionin “Mise au Point”, Radiotelevizionin e Zvicrës tek kanali “RTS 1”, së fundmi Marty ka deklaruar se ishte habitur se nuk ishin shqiptarët ata që planifikuan vrasjen e tij, meqë supozohej se ata do kishin një arsye, por në fakt ishin serbët e donin të vdekur.

“E habitshme që nuk erdhi nga ata që unë akuzova, por erdhi nga kundërshtarët e tyre”, deklaronte ish-përfaqësuesi zviceran në Këshillin e Evropës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit