Ish-ushtari gjerman i UÇK-së, Roland Bartetzko, është shfaqur nga Bucha e Ukrainës, aty ku ditë më parë forcat ruse bënë masakër ndaj popullsisë civile.
Ish-ushtari Bartetzko ka publikuar një foto nga atje, duke e përmendur Buchan.
Roland Bartetzko, ish-nënoficer i Bundswehrit gjerman, dy herë ka luftuar kundër serbëve – në Kroaci dhe në Kosovë.
Varreza masive, trupa të pajetë të shtrirë në rrugë, u panë në masakrën që ka ndodhur nga rusët në qytetin e shkatërruar pas çlirimit, Buchës.
Vendet ndërkombëtare kanë reaguar për mizoritë e zbuluara pasi forcat ruse u tërhoqën nga periferia e Kievit, Bucha.