-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënimi i Dick Marty, Kurti: Do bashkëpunojmë me Zvicrën, ka shumë paqartësi

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti, ka folur sot edhe për raportimin se senatori Dick Marty, ishte në shënjestër të inteligjencës serbe për tu vrarë dhe më pas të fajësohej Kosova.

Kurti ka thënë se do të bashkëpunojnë me shtetin e Zvicrës për të mësuar më shumë për këtë rast, ndërsa ka kërkuar që të zbardhet deri në fund.

“Së pari, ne përmes ministrisë tonë të brendshme dhe jo vetëm do të bashkëpunojmë me shtetin zviceran për të mësuar më shumë për këtë rast, por gjithashtu ne jemi të interesuar që kjo të zbardhet deri në fund, sepse nuk mjafton që të bëhet denoncimi dhe të shpjegohet se në 16 muajt e fundit senatori Dick Marty, paska pasur një mbrojtje superspeciale për shkak të një rreziku të panjohur për neve deri më tani, pra nuk mjafton ky denocim, duhet të sqarohen shkaqet, rrethanat dhe informacionet tjera sepse qartazi nuk ka të bëjë vetëm me senatorin Dick Marty, por ka të bëjë me Kosovën dhe shqiptarët”, ka thënë Kurti në një konferencë për media pasi është pyetur për këtë rast.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit