Një ngjarje e rëndë është raportuar mesditën e së martës në fshatin Vidhishtë, në Roskovec. Mësohet se një 61-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij e më pas ka varur veten në pemë.
Viktima është 30-vjeçarja me inicialet M.H.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.