-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti gjerman Steinmeier: Unë propozova të zhvilloj një vizitë në Kiev, po ata më refuzuan

Kryesoret

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se ai ishte ofruar që të vizitonte Ukrainën së bashku me liderë të tjerë evropianë, por autoritetet e Kievit refuzuan. “Isha gati ta bëja, por me sa duket, dhe duhet të kem parasysh, nuk ishte e kërkuar nga Kievi”, shpjegoi kreu i shtetit gjatë misionit të tij në Varshavë.

Ai konfirmoi se kishte propozuar një vizitë në Ukrainë së bashku me presidentin e Polonisë dhe të tre vendeve baltike, për të dhënë “një shenjë të fortë të solidaritetit evropian”. Vizita e presidentit gjerman, megjithatë, u refuzua nga presidenti ukrainas Zelensky, sipas asaj që raportoi Bild pasditen e sotme. Arsyeja e refuzimit të vizitës nga Kievi ishin qëndrimet e hapura ndaj Rusisë që Steinmeier ka pasur prej shumë vitesh. Megjithatë, Steinmeier përsëriti fjalët e dënimit të fortë dhe të ashpër të Moskës dhe Vladimir Putinit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit