Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ka akuzuar Britaninë e Madhe, duke e quajtur mizori atë që ndodhi me trupat rusë në Bucha si rrjedhojë e një “operacion special britanik”.
Deklarata e tij erdhi gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin.
“Sot diskutuam në detaje këtë operacion special ‘të tyre’. Një operacion psikologjik i kryer nga britanikët. Nëse keni nevojë për fjalëkalime, adresa dhe paraqitje, numrat e makinave me të cilat kanë mbërritur në Bucha, FSB-ja e Rusisë mund t’i sigurojë këto materiale”, deklaroi Lukashenko gjatë konferencës.
Nga ana tjetër, Putin u shpreh se ai i konsideronte krimet në Bucha “po aq të rreme sa përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Mariupol”.
Presidenti rus shtoi se Lukashenko dyshohet se i ka dorëzuar atij “dokumente mbi provokimet në Bucha”.
Më herët, autoritetet ukrainase gjetën trupat e 400 viktimave.
Vdekja e dhunshme e tyre u konstatua pas largimit të trupave ruse nga vendbanimet e Bucha-s.
Në disa vende, forcat ruse i lanë të pushkatuarit në mes të rrugës.
Rusia mohon përfshirjen në krimet kundër civilëve, duke e quajtur tragjedinë e Bucha-s një “provokim” nga Ukraina.
Pas kësaj, BE vendosi një paketë të pestë sanksionesh kundër Rusisë.