-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin: Qëllimi ynë kryesor është të çlirojmë Donbasin

Kryesoret

Në daljen e tij të parë publike jashtë Moskës që nga fillimi i luftës, Putin duket se përcakton perimetrin e objektivave të tij: nga “çlirimi” i të gjithë Ukrainës, duke u tkurrur në atë të Donbasit.

Fjalimi tingëlloi si një njoftim i ofensivës së afërt në atë zonë.

Fjala më e përdorur ishte padyshim “neo-nazizëm”. Në pesë minutat e fjalimit të mbajtur në kozmodromin Vostochny, Vladimir Putin iu kthye atyre që ai mendon se janë arsyet e të ashtuquajturit operacioni special ushtarak në Ukrainë. Ishte vetëm çështje kohe, tha ai, sepse në Kiev, kohët e fundit, “zhvillimi i nazizmit është rritur ndjeshëm dhe përballja jonë me forcat e së keqes ishte e pashmangshme”.

Gjatë fjalimit, presidenti rus shpesh përdorte një fjalë tjetër, mbi të cilën ai gjithashtu vuri një theks.

“Qëllimet tona janë absolutisht të kuptueshme, ato janë fisnike”, tha ai. “Qëllimi ynë kryesor është të ndihmojmë njerëzit në Donbas, sepse autoritetet në Kiev, të shtyra nga Perëndimi, refuzuan të respektojnë marrëveshjet e Minskut që synojnë një zgjidhje paqësore të problemeve të Donbasit”.

Kievi është tani një vend i largët, i dobishëm vetëm për të evokuar faktin se Volodymyr Zelenskyt dhe Kievit nuk i pëlqente asnjë nga pikat e traktatit Minsk-2, dhe zyrtarë të tjerë thanë se zbatimi i këtyre marrëveshjeve ishte i pamundur.

“Ata e refuzuan traktatin publikisht dhe për këtë arsye ishte e pamundur të vazhdohej të durohej ky gjenocid në Donbass, i cili po vazhdon tash e tetë vjet”, tha Putin.

Me operacionin në Ukrainë, shpjegoi Putin, Rusia jo vetëm që po ndihmon popullin e Donbasit, por po merr masa për të garantuar sigurinë e tyre.

“Nuk kishim zgjidhje tjetër dhe nuk ka dyshim se do të shkojmë deri në fund për të arritur qëllimin tonë fisnik, që është të ndihmojmë njerëzit në Donbas”.

Duke përsëritur se qëllimet e tij do të arrihen “pa asnjë dyshim”, dukej se Putini e ka kuptuar për herë të parë se gjërat nuk po shkojnë siç ishte planifikuar.

Fjalimi ishte krejtësisht ndryshe nga zakonisht, ai u mbajt së bashku me aleatin e tij besnik bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Duke përfituar nga konteksti, Putin përmendi suksesin e programit sovjetik hapësinor gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, me fluturimin e Juri Gagarin dhe lëshimin e Sputnik 1 në vitin 1957.

“Edhe në atë kohë sanksionet e botës perëndimore nga e cila nuk do të varemi më, ishin shumë të ashpra, shto këtu edhe izolimin tonë total, por gjithsesi arritëm të ishim të parët që të shkonim në hapësirë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit