Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin zbuloi se sa do të zgjasë i ashtuquajturi “operacion special” në Ukrainë.
“Operacioni në Ukrainë do të vazhdojë deri në përfundimin dhe arritjen e qëllimeve të përcaktuara në fillim”, theksoi presidenti rus.
Deklarata e tij erdhi gjatë një konference për shtyp me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko
Putin sqaroi se i ashtuquajturi “operacion special” në Ukrainë po shkonte sipas planit.
Trupat ruse pushtuan Ukrainën mëngjesin e 24 shkurtit.
Sulmi rus u shoqërua me bombardime të objekteve ushtarake dhe civile.
Autoritetet ruse e kanë quajtur luftën në shtetin ukrainas një “operacion special” që synon në veçanti “denazifikimin” e vendit.
Në fund të marsit, u bë e ditur se forcat ruse të mposhtura nga ushtria ukrainase po tërhiqeshin në Bjellorusi për t’u rigrupuar.
Trupat ruse do të përpiqen të thyejnë mbrojtjen e Forcave të Armatosura ukrainase në drejtim të Kharkiv-it, për të hyrë në rajonet jugore.