6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta për vulën! Caktohet gjyqi për Kuvendin e Bashës, a do të njihet?

Kryesoret

PD ngelet në dyert e gjykatave. Gjykatën e Apelit Tiranë vendosi sot pranimin e ankimimit të Gazment Bardhit për njohjen e Kuvendit të 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha duke caktuar edhe trupën gjykuese.

Trupa gjyqësore përbëhet nga Genti Shala, Edlira Petri dhe Elona Toro. Gazmend Bardhi kërkoi të njihet Kuvendi i korrikut të vitit 2021 dhe njëkohësisht dhe i 18 dhjetorit 2021.

Një ndër vendimet e rëndësishme të atij Kuvendi ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën.

Por më herët gjykata njohu kuvendin e 11 Dhjetorit të Sali Berishës që shkarkoi kupolën drejtuese të PD-së duke bërë nul cdo vendim të Lulzim Bashës më pas. Kjo cështje tani është në apel.

Njoftimi i plote i gjykates

Duke marrë parasysh interesimin e shtuar të mediave, shtypit të shkruar dhe atij on line, si edhe në përgjithësi opinionit publik, informojmë sa vijon:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u shqyrtua kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021, me kërkuese: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi; me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, e gjykuar nga gjyqtare znj. Blerina Muça, për të cilën kjo gjykatë ka dhënë vendimin nr. 2, datë 18.03.2022 dhe ka vendosur: “1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise. 2. Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te Shqiperise e dates 17.07.2021. 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.”

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim vetë pala kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.

Sot në datën 12.04.2022, është  dërguar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranë  Gjykatës së Apelit Tiranë ankimi i mësipërm.

Shorti për caktimin  e relatorit të cështjës, do të hidhet po sot, në datën 12.04.2022, ora 14:30.

Publiku do të informohet në vijim për të gjitha aspektet procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit