Janë arrestuar tre persona në Podujevë, pas një sherri ku u përfshinë tetë persona.
“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur me njëri-tjetrin tetë persona ku si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë papranuar trajtim mjekësor. Ata janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, tre prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në qeli, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.