-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë surprize Villarreal, lë Bayern-in jashtë Champions

Kryesoret

Pasi eliminoi Juventusin në fazën e 1/8-ave, Villarreal përsërit mrekullinë dhe kalon në gjysmëfinalet e Champions League, duke nxjerrë jashtë këtë herë Bayern Munchen.

Me fitoren minimale në ndeshjen e parë në Spanjë, Villarreal arriti të merrte një barazim në minutat e fundit në Mynih, duke shtangur gjermanët, që këtë sezonin e shihnin veten mes favoritëve për të fituar kompeticionin.

Bayern këmbënguli gjatë gjithë kohës për të gjetur golin, por ia doli vetëm në fillim të pjesës së dytë, kur Lewandowski gjuajti saktë në hyrje të zonës. Më pas, bavarezët u hodhën në sulm për të shënuar edhe golin e dytë, por nuk ia dolën dot, pavarësisht ndryshimeve. Dhe kur duheshin edhe 2 minuta për të përfunduar koha e rregullt zëvendësuesi Chukweze shënoi golin e barazimit pas një kundërsulmi të jashtëzakonshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit