-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Inflacioni 10%, rekord i zi për ekonominë e Kosovës”

Kryesoret

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se rritja e inflacionit gjatë muajit mars në 10% është një rekord i zi për ekonominë e vendit.

“Shtrenjtimi i energjisë, rritja e çmimeve për prodhimet elementare dhe tani kjo normë dyshifrore rekorde e inflacionit, do ta godasë edhe më ashpër mirëqenien e qytetarëve të vendit. Ky është një rekord tejet negativ në një kohë shumë të vështirë për koston astronomike të jetesës së familjeve kosovare. Përderisa të gjitha po përkeqësohen në kurriz të qytetarëve, ne ende s’e kemi parë asnjë zgjidhje meritore afatgjatë, përveçse lëmoshës për muajin prill, e cila i bie të jetë nga 12.5 euro për muaj deri në fund të vitit. E çka të mbulojnë më parë me këtë vlerë qytetarët e shkretë. Rrymën? Derivatet? Miellin? Bukën? Qumështin? Vajin?”, ka thënë Stavileci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit